Aktualitet

AMA: Shtyhet deri më 30 qershor digjitalizimi në 4 qarqe








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 26/03/20 |
mapo.al

Shtyhet deri më 30 qershor digjitalizimi në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Autoriteti i Mediave Audiovzive në mbledhjen e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.


Ndërkohë dje anëtarja e AMA-s, Suela Musta i propozoi Bordit paketë lehtësuese për televizionet në kushtet e krizës së koronavirusit. Masat e propozuara sipas saj do të shërbejnë si mbështetje për mediat audiovizive në përballimin e krizës finaciare që epidemia po shkakton dhe mund të rëndohet në ditët në vijim.


Masat e propozuara:
Tarifat e përvitshme të licencës për transmetime analoge dhe për shërbim programme audio dhe audiovizive në një rrjet rrajonal numeric(ku përfshihet tarifa e lartë RTSH për transmetimin digital. si dhe të gjitha tarifat e tjera që paguhen tek AMA për vitin 2020 nga operatorët audiovizivë, të shihet mundësia e uljes së tyre në një masë të konsiderueshme të pagesës dhe të shtyhet afati i shlyerjes së tyre, deri në një njoftim të dytë.


2 – Subvencionime të qeverisë për mediat audiovizive, portaleve online dhe gazetave për pagat e stafeve mediatike, ( gazetarë operatorë montazhierë )


të hiqen taksat e pushtetit lokale që rëndojnë mbi biznesin e medias deri në Një temë e vecantë që duhet të trajtohet në këtë forum është cështja e pagesave të pezulluara nga gazetarëve pas kësaj etape.


3- AMA të ngrejë urat e komunikimit me autoritetet tatimore dhe doganore për:
– minimizimin e tatimeve mbi reklamat, tatim fitimin, pagesat e sigurimeve shoqërore,
– pezullimin e pagesave te qerave shteterore dhe
– rishikimin e tarifave doganore për pajisjet dhe logjistikën e e transmetimeve audio vizive

4- Të zhvillohet një platformë online, diskutimesh të hollësishme me administratorët, pronarët , kryeredaktorët botuesit, gazetarë dhe ekspertët e komunikimit për përballimin e krizës financiare të shkaktuar nga epidemia . Me pjesëmarrjen e tv Kombëtare lokale, platformave dixhitale, tv kabllore, IPTV e tj.

5- Të mos vihet asnjë sanksion me gjobë ndaj OSHMA deri të paktën në fund të qershor të 2020 (afat i parashikuar dhe për mbylljen e dixhitalizimit), vetëm raste tejet flagrante të shkeljes së etikës të parashikuara në Kodin e Transmetimit

6- Gjobat e vendosura gjatë ketyre dy muajve në pamundësi ndoshta për tu aministuar, të përgjysmohen dhe pagesat e tyre të shlyhen pas sezonit veror.

7- Të shihet mundësia e granteve apo donacioneve, si nga pushteti lokal apo ai qendror përmes institucioneve, si dhe nga e organizatavet ndërkomvëtarë për mbështetjen e televizioneve lokale (m.q.s ato janë subjekte të pafuqishme ekonomike)


Etiketa: ,

Pas