Moderatorja Amarda Toska po feston sot 37 vjetorin e saj të lindjes. Lajmi u bë i ditur pikërisht nga dedikimi i ëmbël i bashkëshortit të saj, Ermal Mamaqit. E teksa kureshtja rritej tek ndjekësit për të mësuar sesi Ami po e kalonte ditëlindjen, kjo e fundit ka publikuar një video ku i ka treguar të gjithëve se këtë ditë të veçantë ka zgjedhur ta kalojë pranë fëmijëve në një park lojrash. “Për ditëlindje tek parku i lojrave”, ka shkruar Ami krahas videos së publikuar, ku shfaqet më sportive se kurrë më parë.