Teknologji

Amazon po krijon kufje për të rivalizuar AirPods




               Publikuar në : 19:00 - 09/04/19 |
mapo.al

E pakënaqur si kompania me shitjet më të mëdha nëpërmjet internetit, Amazon është duke bërë plane për të prodhuar dhe rivalizuar me Apple edhe në sfera tjera.


Bloomberg ka raportuar së fundmi, se Amazon është duke planifikuar të rivalizojë AirPods, me kufjet e avancuara që do t’i lansojë deri në fund të vitit.

Burimet e afërta me prodhuesin , kanë thënë se këto kufje të ngjashme me Apple AirPods do të jenë pa tela, por me ngjyrë të zezë ose gri.

Kjo nënkupton se do të vendosen në veshin e përdoruesit pa ndonjë kapëse, ndërsa do të punojnë përmes të njëjtit audio konfigurim dhe dirigjim me shtypje butonash.

Shfrytëzuesit e kanë mundësitë të flasin përmes kufjeve të Amazon me sistemin Alexa, sikurse flitet me Siri nëpërmjet AirPods që u lançuan e prezantuan gjatë javës së kaluar.

Sistemi i mbushjes së baterive pritet të jetë i njëjtë, ndërsa pritet që kualiteti i audios të jetë edhe më i lartë.

Gjëja kryesore që do t’ju pëlqejë blerësve, pritet të jetë çmimi meqenëse Amazon është shumë i lirë në çmimet fillestare të produkteve të veta.


Etiketa: , , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas