Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar fjalimin e plotë të ngarkuarës me Punë Leyla Moses-Ones në Festimin e Ditës së Pavarësisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke shtuar gjithashtu se edhe Shqipëria, ashtu si Amerika, u ngrit për të drejtat e saj 28 vjet më parë, ku shumë rrezikuan gjithçka përfshi jetët e tyre.
Postimi
“Ne amerikanët e konsiderojmë veten kujdestarë të kësaj fryme revolucionare, të asaj shprese dhe optimizmi të pamatë të ëndrrës amerikane. Edhe Shqipëria, ashtu si Amerika, u ngrit gjithashtu për të drejtat e saj 28 vjet më parë, ku shumë rrezikuan gjithçka, përfshi jetët e tyre, si për të përfytyruar, ashtu edhe për të punuar për një fillim të ri për vendin tuaj. Historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik. E ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones në Festimin e Ditës së Pavarësisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara”.
Kliko më poshtë për të lexuar fjalimin e plotë