Aktualitet

Ambasada Amerikane i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit: Të miratohet siç është





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:55 - 11/07/20 |
mapo.al

Vjen qëndrimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë, lidhur me zhvillimet më të fundit politike ku mazhoranca u shpreh pro në media, në një dalje të kryeministrit Rama dje, ndyshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare dhe duke minuar kështu marrëveshjen e 5 qershorit. Një marrveshje e cila u arrit midis palëve politike nën kujdesin e Ambasadores Amerikane Yuri Kim.


Një zyrtar i amabasadës amerikane pyetjes së Top Channel, përmes postës elektronike, se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.


Ambasada i Ktheu këtë përgjigje:


Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është.


Megjithëse Top Channel pyeti në mënyrë specifike për ndryshimet kushtetuese, në përgjigjen e selisë së Washingtonin në Tiranë ato nuk përmenden fare por vetëm marrëveshja e 5 Qershorit që ishte në vetvete fitorja e parë diplomatike e Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri.

Këmbëngulja e ambasadës amerikane për marrëveshjen e 5 Qershorit do të thotë se dakortësia e dhënë nga Edi Rama një ditë më parë për ndryshime kushtetuese, mbetet pa “bekimin” amerikan për momentin.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas