Ambasada amerikane në Tiranë u bën thirrje shtetasve amerikanë që jetojnë në Shqipëri të jenë të kujdesshëm dhe të qëndrojnë larg turmave gjatë ditës së neserme. Sipas deklaratës, pikat ku do të ketë grumbullime të njerëzve janë: Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Rruga “George Ë. Bush”, para Parlamentit Shqiptar, ku është parashikuar zhvillimi i protestës.
Personeli i Ambasadës së SHBA-së u kërkon qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën.
“Grupi ka për qëllim të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur dhe është e mundur që demonstruesit të marshojnë në vende të reja gjatë protestës së tyre. Potenciali për dhunë ekziston. Një demonstrim i ngjashëm më 16 shkurt 2019, u bë i dhunshëm dhe rezultoi me plagosje të shumta për demonstruesit dhe policinë”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, thuhet se më 21 shkurt 2019, nga ora 8:30 deri në orën 10:45, hyrja dhe dalja nga Ambasada e SHBA do të kufizohet, ndërsa shërbimet konsullore rutinore të planifikuara për mëngjesin janë anuluar. “Operacionet konsullore të pasdites janë planifikuar të rifillojnë si normale”, thuhet në deklaraë.
Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që ambasada amerikane kujdeset që shtetasit e saj të mos përfshihen në demonstrate. Edhe në protestat e mëparshme janë lëshuar deklarata të ngjashme nga ana e ambasadës së USA në Tiranë.
/Mapo.al