Aktualitet

Ambasada amerikane: Viza merret pa para, mos bini pre e mashtrimeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 26/02/21 |
mapo.al

Ambasada amerikane në Shqipëri, përmes një njoftimi në rrjete sociale, u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve për marrje të vizës në këmbim të parave.





Në njoftim thuhet se vazhdimisht ka kontakte nga individë që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve. Më tej theksohet se mashtrimet ndodhin përmes faqeve interneti dhe emaile të rreme.


“Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.




Njoftimi i plotë i Ambasadës amerikane:


Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!


🇦🇱 | Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Friday, 26 February 2021

 

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas