Për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, ambasada gjermane në vendin tonë ka vendosur të mbyllë sektorin e vizave deri më 20 mars.
Njoftimin ambasada e dha në faqen e saj në Facebook dhe tha gjithashtu se aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen me email, sapo të caktohet për ata një orar i ri.
”Duke u nisur nga situata aktuale, Sektori i Vizave i Ambasadës Gjermane do të qendrojë i mbyllur deri të premten më (përfshirë) 20 mars. Aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen nga ne me email, sapo të caktohet për ata një orar i ri. Lutemi për mirëkuptim.”, thuhet në njoftim.