Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë
Shpall : Konkurs
I
Pozita: Asistent/ e Administrativ/e
Vendi i punës: Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh, paga mujore bruto 500 euro.
Data e aplikimit: 15 ditë Kalendarik nga data e shpalljes (06.01.2020 deri me daten 20.01.2020)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punon nën mbikëqyrjen e Shefit të Misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shqipëri. I caktuari në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që ë kryej detyrat e përgjithshme adminitrative dhe funksione mbështetëse, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter te përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon:
Përgatitja e raporteve dhe korrespodencës, procesimi i faturave, pagesave për paisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumenteve financiare.
Kryerja e transaksioneve bankare dhe financiare rutinore; pagimi i faturave dhe shërbimeve, qirasë si dhe pagesa të tjera.
Kryerja e shërbimeve postare dhe të valixheve diplomatike për ambasadë, zgjedhja dhe distrubimi i korrespodencës hyrëse; rregullimi i shërbimeve postare dhe transportit të mallrave.
Mbajtja e një inventari të saktë për të gjitha pasuritë e Ambasadës; prokurimi dhe mirëmbajtja e furnizimeve të shpenzimeve, përfshi artikujt e zyrës, furnizimet për ndërrimin e fotokopjeve dhe paisjeve të tjera të zyrës dhe produkte të tjera të letrës, furnizime për paisjet e nevojshme për mirëmbajtje.
Kryen organizimin dhe mban listën e operatorëve të shërbimeve, përfshi personat që merren me riparime, pastruesit, rojet, vozitësit dhe personeli lëvizës.
Mirëmbajtja e rregullt e hapësirës për deponimin e dosjeve të Ambasadës.
Adresimi i pagesës për transportin ajror të mallrave dhe transportin e paisjeve shtëpiake për personelin e ambasadës;procesimi i faturave për ngarkesa dhe dokumentet e doganave.
Aranzhimi i operatorëve dhe shërbimeve për teknologji informative; dhe prokurimi i paisjeve dhe shërbimeve të TI-së.
Respektimi i kodit te etikes ne veshje.
Te jete bashkepunuese me kolege ne ambientet e punes.
Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
- Të ketë diplomën universitare në drejtimet; Juridik, ekonomik, shkenca politike, marrëdhënieve ndërkombëtare etj;
- Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;
- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, përparësi janë edhe gjuhët tjera;
- Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
- Të ketë shkathësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët angleze dhe gjuhë të tjera;
- Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve adminitrative;
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
- Të ketë 2 vjet përvojë relevante të punës.
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për t’u intervistuar.
– CV-në;
– Kopjen e letërnjoftimit;
– Kopjet e kualifikimit-ne interviste diploma origjinale;
– Dy refernaca të punës;
– Një letër motivuese;
– Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
– Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;
Këto dokumente mund të dërgohen përmes postës në adresën;
Ambasada e Kosovës në Tiranë
Rr: “Donika Kastrioti”, Vila nr.6
Tiranë, Shqipëri
Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.
Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në nr. të tel: 042261650
II
Pozita: Punëtor Recepcionist (1)
Vendi i punës: Ambasada e Kosovës në Tiranë
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh, paga mujore bruto 450 euro.
Data e aplikimit: 15 ditë Kalendarik nga data e shpalljes (06.01.2020 deri me daten 20.01.2020)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësin e Shefit të misionit Diplomatik:
– Pranon palët/mysafirët e Ambasadës së Kosovës;
– Identifikon, evidenton dhe pajis me kartelë të vizitorit çdo palë/mysafir që hyn në Ambasadë;
– Mban dokumentin e identifikimit të vizitorëve (letërnjoftimin, pasaportën ose patentë shoferin) në këmbim të lëshimit të kartelës për vizitorë;
– Pritja e palëve dhe përcjellja e kërkesave të palëve për Ambasadën e Kosovës, shoqërimi i tyre tek Shefi i Misionit, diplomatet, apo tek sektori i vizave dhe çështje të tjera.
– Pranon thirrjet telefonike dhe në rast nevoje kalon linjën te personat përgjegjës;
– Mban evidencë për thirrjet telefonike jashtë Ambasadës;
-Kujdeset që të kufizojë hyrjen e personave të paautorizuar në Ambasadë;
– Lajmëron personat përgjegjës për kërkesa te ndryshme te palëve para Ambasadës;
– Komunikimi dhe mbajtja e rendit me palë pranë Ambasadës.
– Mbajtja e librit të shënimeve për hyrje-dalje, si dhe dokumentacioneve të tjera.
– Organizon dhe mirëmban regjistrin e vizitorëve;
– Jep udhëzimet e nevojshme vizitorëve dhe lajmëron personelin të cilit i bëhet vizita;
– Përcjell mysafirët deri te nikoqiri, nëse kërkohet nga Shefi i Misionit;
– Përgjigjet në pyetjet/kërkesat e palëve/mysafirëve dhe iu ndihmon atyre brenda hapësirës të cilën ia lejon kodi i etikës dhe i mirësjelljes i Ambasadës;
– Duhet te respektoj kodin e veshjes;
– Te jete bashkepunues me kolege ne ambientet e punes.
– Ndihmon asistenten administrative, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Shefi i Misionit;
– Punëtori recepcionist duhet të jetë në gjendje që të kryej edhe detyra të tjera teknike, të mirëmbajtjes të ambienteve të Ambasadës.
– Kryen edhe detyra të tjera me kërkesë të Shefit te Misionit;
– Për punën e tij, i përgjigjet Shefit te misionit Diplomatik.
Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
– Përgatitja e mesme shkollore;
-Te jetë shtetas i Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetas i shtetit pranues;
-Të ketë njohuri të gjuhës angleze, preferohet edhe njohja e ndonjë gjuhe ndërkombëtare.
-Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
-Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me palët;
-Shkathtësi të mira komunikimi, duke përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë
udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
– Shkathtësi kompjuterike në aplikacione bazike (Word, Excel, etj
-Të ketë 1 vjet përvojë relevante të punës.
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për tu intervistuar.
– CV-në
– Kopjen e letërnjoftimit;
– Kopjet e kualifikimit-diplomës; për intervistë Diplomen Origjinale
– Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;
– Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
– Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;
Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes në adresën;
Ambasada e Kosovës
(Aplikacion për pozitën e punës Recepcionist)
Rr: “Donika Kastrioti”, Vila nr.6
Tiranë
Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.
Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në nr. të tel: 042261650