Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të jetë në Tiranë më 9 dhjetor 2021 në Tiranë, mesaduket edhe për të dhënë mesazhe të forta kundër Sali Berishës, i cili ka thirur kuvendin kombëtar të PD në 11 dhjetor.
Ambasada e SHBA-se e konfirmoi sot vizitën e ZëvendësNdihmës Sekretarit te Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.
Duke dhënë sqarime për mesazhet që priten që Eskobar të japë në Tiranë lihet qartë të kuptohet se mesazhet do të jenë edhe kundër ish kryeministrit Berisha tashmë i shpallur non grata nga SHBA.
Në mesazh shkruhet se Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.
“Në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.”
Më 19 maj të këtij viti DASH sekretari i shtetit Antony Blinken shpalli ‘non grata’ Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.
Në udhër thuhet se nëse je përgjegjës ose bashkëpunëtor apo i përfshirë drejtëpërdrejtë ose indirekt në veprime apo politika që minojnë proceset demokartike ose institucionet në Ballkanin Perëndimor.
Sali Berisha ndërkohë po vijon me procesin që ka nisur nga një gjykata ën francë ndërsa në apeltkin plitik në tiranë vijon me vendimine tij për bledhjene kuvendit kombëtar në 11 dhjetor që sipas tij synon ti riktheje Partisë Demokratike lirinë e munguar.
Vizita e Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar vjen në një moment që Ballkani Perendimor po zien nga zhvillimet politike të brendshme, SHBA ka nisur marshimin për ta marrë nën kontroll këtë rajon, i cili po lihet mënjanë edhe nga Bashkimi Europian.