Aktualitet

Ambasada e SHBA i uron mirëseardhjen tre gjeneralëve me katër yje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:41 - 03/05/21 |
mapo.al

Ambasada e SHBA i ka uruar mirëseardhjen tre gjeneralëve që mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e stërvitjes Defender 21, e cila konsiderohet stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor






Tre gjeneralët janë takuar me ambasadoren Yuri Kim gjatë ceremonisë së pritjes në Shqipëri.


“Ne i urojmë mirëseardhjen Gjeneralit Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s;







Gjeneralit Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë – Forcave Ajrore Afrikë, si dhe Komandës Ajrore Aleate; dhe gjeneralit Christopher Cavoli, Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë dhe Afrikë.



Tri Gjeneralët me katër yje mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e Defender Europe21, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ambasadës.



Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar ndër të tjera tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve që Shqipëria ka me SHBA. Në stërvitjen “Defender Europe 21” do të marrin pjesë rreth 6 mijë trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera aleate.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas