Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka përgëzuar punën e KLGJ-së, në mbështetje të sigurisë dhe karrierës së gjykatësve të cilët kanë kaluar vetting-un dhe janë ftuar të aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një psotimi në Twitter ambasadorja amerikane shprehet se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës.
“Shumë mirë që KLGJ (pas KLP) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar veting-un të cilët do të aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju!”
LEXO EDHE:
KLGJ thirrje gjyqtarëve që kanë kaluar Vettingun: Aplikoni për në Kushtetuese