Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka bërë thirrje prokurorëve të Shqipërisë të aplikojnë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Përmes një postimi në Facebook, ambasada u drejtohet prokuroreve të prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit. Sipas ambasadës amerikane Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben interesave të qyetarëve.
Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni ketu: https://goo.gl/Zn6iSA.
Postimi i Ambasadës së SHBA në Facebook
Klikoni këtu për të mësuar kriteret që nevojiten për të kandiduar për anëtar të KLP.