Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë zbardh takimin e Yuri Kim me presidentin Meta





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:57 - 27/01/20 |
mapo.al

Edhe ambasada amerikane në vendin tonë ka dhënë detaje nga takimi i ambasadores Yuri Kim me presidentin Ilir Meta mëngjesin e sotëm në Presidencë. Ambasada e SHBA ka shkruar një postim në rrjetet sociale duke theksuar se me rëndësi mes dy vendeve mbetet formimi i marrëdhënieve dy palëshe.


“Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe përsëritën angazhimin e përbashkët për të vijuar përparimin e saj duke u mbështetur në forcën e marrëdhënies sonë”– shkruan ambasada e SHBA në Tiranë, duke dhënë detaje nga takimi.




Postimi i Ambasades se SHBA
Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim i prezantoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta sot në mëngjes. Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe përsëritën angazhimin e përbashkët për të vijuar përparimin e saj duke u mbështetur në forcën e marrëdhënies sonë. 

LEXO EDHE: 

Meta jep detaje nga takimi me Yuri Kim: SHBA, partner strategjik për Shqipërinë


Etiketa: ,

Pas