Aktualitet

Ambasada e SHBA nxjerr foto nga nisja e stërvitjes “Defender 21”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:28 - 04/05/21 |
mapo.al

Ambasada e SHBA ka publikuar fotot nga ceremonia e nisjes së stërvitjes Defender 21 në vendin tonë.






Ambasada shkruan se ky operacion që lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk mund të hyjnë në porte, provohet për herë të parë në Europë që nga lufta e dytë botërore.


 







“Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes Defender Europe 21 dhe Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit, Gjeneralët e Shteteve të Bashkuara Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, Ambasadorja Yuri Kim dhe personalitete të tjera dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare për të parë shkarkimin e automjeteve si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga anija në breg.



Ky operacion, i cili lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk janë në gjendje të hyjnë në porte, po provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkruan ambasada e SHBA.

Lexo edhe :  Apeli e dënoi me 2 vite burg - Mapo siguron foton, Llalla pret trenin në Itali


<
>
181907305_10158231999140838_37421693193660397_n-640x427 182571824_10158231999085838_4400159123074903627_n-640x427 182043561_10158231999045838_445327133146728293_n-640x427 181970186_10158231998950838_8183005523326963018_n-640x480 181819381_10158231998820838_3533790609257231788_n-640x427 Capture-19-640x759
1


Etiketa: , , ,

Pas