Aktualitet

Ambasada e SHBA-së: Ismail Kadare do të nderohet me çmimin ndërkombëtar Neustadt







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:32 - 05/10/20 |
mapo.al

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare do të rrëmbejë një tjetër çmim ndërkombëtar për fuqinë e penës.


Poeti dhe novelisti që ka përçuar tek lexuesit e huaj fizionominë e shqiptarëve, por edhe të Shqipërisë, do të nderohet këtë vit me çmimin Neustadt.


Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.



“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti”, shkruan ambasada teksa e konsideron festivalin si një nga ngjarjet më të madhe të letërsisë botërore.


Ndryshe nga herët e tjera, festivali Neustadt duket se do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që regjistrohen.


“Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”, e përmbyll njoftimin Ambasada e SHBA-së në Tiranë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas