Aktualitet

Ambasada shqiptare në Athinë: Zyra e pasaportave e mbyllur për 4 ditë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 24/12/18 |
mapo.al

Ambasada shqiptare në Greqi ka bërë me dije për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në këtë shtet se me datë 28 dhjetor deri në 31 dhjetor një pjesë e administratës nuk do të jetë në punë.


Në një postim në “Facebook”, ambasada thekson se Zyra e pasaportave do të jetë mbyllur për shkak të festave të fundvitit, ndërsa Zyra konsullore do të funksionojë normalisht.


“Ambasada e RSh në Athinë, njofton se më 28 (e premte) dhe 31 dhjetor (e hënë) 2018, nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe shpërndarje të tyre nga Zyra e pasaportave, për shkak të mbylljes së procedurës të fundvitit për inventarizimin e tyre. Për veprime të tjera konsullore, Zyra konsullore do të funksionojë normalisht në datat e sipërpërmendura. Faleminderit për mirëkuptimin dhe Gëzuar festat!”/vizionplus/




Etiketa: , , ,

Pas