Aktualitet

Ambasada shqiptare në Greqi ndryshon procedurat për pajisjen e emigrantëve me pasaporta








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 27/09/20 |
mapo.al

Ambasada shqiptare në Athinë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook njofton se ka ndryshuar procedurën e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit.


Sipas ambasadës, data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë.


Brenda muajit tetor të këtij viti, koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për 3 javë.


Njoftimi i Ambasadës shqiptare në Athinë:


DUKE FILLUAR NGA DATA 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike. Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportes realizohet për 4 javë. BRENDA MUAJIT TETOR 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorezohen për 3 javë.



Etiketa: , ,

Pas