Aktualitet

Ambasadat e SHBA dhe BE urojnë Fitër Bajramin: Ky vit të sjellë shëndet dhe gëzim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:23 - 13/05/21 |
mapo.al

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit.






Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit.


Ajo shton se teksa e gjithë bota përballet e me sfidën e pandemisë së COVID, ka shpresë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve.







Statusi:



“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.



Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”.

 

Ndërkohë, besimtarët myslimanë i ka uruar edhe Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë, teksa shkruan në një mesazh në “Facebook”: “Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!”

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas