Kryesore

Ambasadorët e BE në Elbasan, Soreca: Mos shisni votën, do monitorojmë zgjedhjet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:42 - 19/04/21 |
mapo.al

Elbasani ka mirëpritur sërish Ambasadorët e huaj në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm në këtë zbarkuan ambasadori i BE-së Luigi Soreca i shoqëruar nga ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe ajo franceze, Elisabeth Barsacq.





Ata zhvilluan takime me drejtuesit politik të PS-PD në këtë qytet, Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin.


Në mbyllje të takimeve, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, nënvizoi rëndësinë për zgjedhje të lira, të ndershme, transparente dhe pranimin e rezultatit nga të gjitha partitë.





Po kështu, Soreca tha se morën shqetësime për shitblerjen e votës, ndaj ai kujtoi ata që e blejnë dhe ata që e shesin që kjo është një vepër penale.



Donim të përcillnim mesazhin që e kemi përcjellë që në krye të çeljes së fushatës zgjedhore, në deklaratën e përbashkët zgjedhore të 25 marsit. Donim të shihnim një fushatë të përqëndruar te programet, te qytetarët shqiptarë dhe nevojat e tyre dhe jo të përqëndruar te sulmet dhe intimidimet. Ua përsëritëm këtë mesazh të gjithë liderve që takuam, njëkoëhsisht dëgjuam dhe këndvështrimet dhe shqetësimet e tyre.


Ajo çka është vërtet e rëndësishme dhe mjaft thelbësore për është që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe transparente dhe që të gjithë partitë të pranojnë rezultatin. Dëgjuam shqetësime për blerjen e votës, mos harroni se blerja e votës është vepër penale, parashikohet nga neni 328 i kodit penal. Dëgjuam gjithashtu për shitje vote, edhe kjo vepër penale e parashikuar nga neni 328 i kodit penal. Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve, 40 skuadra të BE dhe shteteve anëtare që do të vizitojnë qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve, disa prej nesh do të kthehen këtu në Elbasan. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe BE, të ardhmen e Shqipërisë në BE“, u shpreh Soreca.

Lexo edhe :  "Juvja humbi kampionatin"/ Rama batuta me Sorecën: Luigi i lumtur për Interin

Të njëjtat mesazhe u përsëritën dhe nga ambasadorja franceze, Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

“Mendoj se heqja e gjuhës së urrejtjes do të ishte gjëja tjetër shumë e rëndësishme për zgjedhjet këtu në Shqipëri. Është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të votohet pa u intimiduar, pa shitur dhe pa blerë votën”, u shpreh Zingraf.

“Këto zgjedhje janë shumë thelbësore për Shqipërinë dhe BE dhe më vjen shumë mirë që gjendemi këtu, folëm me disa nga kandidatët. Do të vëzhgojmë dhe zgjedhjet”, tha Barsacq.

Pyetjes së gazetarëve nëse është mërzitur nga përkufizimi “zgjedhje të ndershme”, që përsëritet në çdo proces, Soreca iu përgjigj me një jo. “Jo, nuk jam mërzitur. Çdo zgjedhje duhet dhe ka nevojë për një proces të ndershëm”. 

Prania e dipomatëve të huaj ka qenë e shtuar në këtë qyte gjatë fushatës, duke u konsideruar si një qark problematik për zgjedhjet e 25 prillit.

Vetëm ambasadorja e SHBA ka qenë dy herë, ku ka takuar përfaqësuesit politik të partive.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas