Mjeshtri Kapexhiu ka edhe sot një mesazh për ambasadorët e rëndësishem të vendeve partnere, që ishin garantët e zbatimit të marrëveshjes politike së 5 Qershorit.
Lehtësisht konstatohet nga kushdo diferenca mes toneve të forta e qendrimeve të ashpra të këtyre përfaqësuesve para se të arrihej marrëveshja, me tonet e zbutura e qendrimet e moderuara, pasi ky pakt u shkel dhunshëm dhe haptazi nga Edi Rama, në mes të ditës faqe botës.
Kapexhiu e sjell të sintetizuar, me qesendi momentin, kur Rama gris 5 qershorin para syve të atyre që ishin garantët e saj. Garanci që bindi edhe Opozitën të ulej në tryezë.
Kjo ironi therëse vjen në punimin e sotëm të mjeshtrit për gazetën Mapo, karikaturë që po bëhet sakaq virale në rrjet.
Ndërkohë, sot pritet me interes qendrimi i Komisionerit për Zgjerimin, i cili u shpreh dje nga Brukseli se gjatë qendrimit në Tiranë do të mësonte më shumë rreth 5 Qershorit dhe pasojave të shkeljes së kësaj marrëveshje.