Ambasadori amerikan në Tiranë ka takuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi është mbajtur në selinë e PD.
Ky takim vjen në një kohë kur Basha është vënë në qendër të akuzave për çështjen e lobimit në SHBA.
Ndërkohë vetë Basha thotë se këto janë shpifje.
Mediat shqiptare thonë se FBI ka nisur një hetim për lobistin e PD, por mediat amerikane akoma nuk kanë raportuar për diçka të tillë.
Mësohet se Donald Lu ka “shmangur” mediat dhe takimi nisi që në orën 11:00 të paradites së sotme.
Vizitat e Lu në PD dhe takimet e tij me Bashën kanë qenë të shpeshta gjatë reformës në drejtësi, sidomos kur në Kuvend diskutohej vetingu.