Presidenti Ilir Meta ka pritur sot të ngarkuarin me punë të Austrisë në Shqipëri, Christian Steine.
Në një postim në Facebook, ndërsa poston foto me Steine, Meta shkruan se Austria ka qenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë.
Postimi i Metës
Kënaqësi të prisja sot të Ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Z. Christian Steiner. E sigurova për një bashkëpunim të ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet historike miqësore me Austrinë.
Vlerësova kontributin që vendi i tij ka dhënë që me krijimin e shtetit shqiptar e deri në ditët tona.
Austria ka qenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë.
Inkurajova për një shtrirje më të gjerë të shkollave profesionale mjaft cilësore, të financuara nga Austria, ku shkëlqen shkolla e mesme profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër.