Aktualitet

Ambasadori gjerman: Nuk e kuptoj pse u shemb Teatri Kombëtar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:20 - 17/05/20 |
mapo.al

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai deklaron se shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar është për të e vështirë për t’u kuptuar dhe iu bën thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.


Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf:


Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme.


Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.


Amb Gjermane


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas