Sunday, May 15, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ambasadori holandez: Zgjedhjet me probleme, por PD kishte mundësi të fitonte

by mapo.al
18/12/2021
in Kryesore, Politika
0

Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos ka qenë në Universitetin “Luarasi” për një bisedë me studentët ekselentë, pas shfaqjes së filmit “Një herë e një kohë në Venezuelë”.

Sipas tij, Venezuela është një vend tragjik me shumë pasuri por me qeverisje të keqe. Biseda natyrisht u zhvendos në aktualitetin shqiptar. I pyetur se si të luftojmë korrupsionin sistematik në Shqipëri, ambasadori u përgjigj:

“Në fakt nuk e dimë. Duhet të keni durim. Korrupsioni është kërcënim i madh. Duhet ta mbani qeverinë në llogaridhënie sa i përket luftës ndaj korrupsionit. Qeveria juaj po e bën në mënyrë pak të ashpër. Procesi i vettingut është spektakolar për tu parë. Është një hap kundër korrupsionit. Është proces i ashpër sepse keni humbur 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe do të vazhdojë për ca kohë, ndaj keni një problem. Por këtu fillohet, sepse është treguar se kjo është e papranueshme”.

Ndërsa vuri theksin tek depolitizimi i shoqërisë, në bisedë me studentët e “Luarasit”, Reinout Vos, foli për negociatat duke rikonfirmuar qëndrimin e Holandës ndaj Shqipërisë.

“Ne jemi striktë dhe të drejtë. Tani jemi të bindur se Shqipëria duhet të nisë negociatat zyrtare për tu bërë anëtar i BE-së. duhet të shtyjmë edhe pak kolegët bullgarë”, tha ambasadori Vos.

Lidhur me zgjedhjet e muajit prill, diplomati holandez pranoi në bisedën miqësore me studentët ekselentë të Luarasit se ka pasur blerje votash, por tha se opozita kishte mundësi reale dhe mori shumë vende në parlament.

“Analiza finale është se PD i kishte mundësitë për të fituar. Ata morën disa vende në parlament dhe kjo nuk është pak. Demokracia jetohet nga njerëzit”, u shpreh ai.

Zhvillimet në PD ambasadori nuk i komentoi gjatë, pasi siç tha nuk përfshihet në këtë debat.

“Edhe në Partinë Demokratike ne shohim që po mbahen dy kongrese. Mbase nuk është një zhvillim i mirë, por në të njëjtën kohë, është demokraci brenda një partie. Është mjaft interesante të shohësh si do përfundojë”, tha ambasadori holandez.

Biseda me studentët ekselentë “Luarasi” u mbajt në ambientet e universitetit, që prej kohësh është kthyer në një pol takimesh e bashkëbisedimesh me diplomatë dhe personalitete mbi çështje që shqetësojnë shoqërinë.

Tags: Ambasadori holandezKriza ne PDLulzim BashaReinout VosSali Berisha

JU SUGJEROJME

Nuk iu kishte dhënë borxhin, dy persona e marrin peng dhe dhunojnë 31-vjeçarin
Aktualitet

Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë

15/05/2022
Plagoset me armë 39-vjeçarja në Vlorë
Kronika

Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë

15/05/2022
Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë
Aktualitet

Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë

15/05/2022
Skadon afati, raundi i parë pa një emër për President
Kryesore

Skadon afati, raundi i parë pa një emër për President

15/05/2022
Next Post
Një ditë para Kuvendit, Basha mbledh Kryesinë – Ngrihet Komisioni Statutor

Një ditë para Kuvendit, Basha mbledh Kryesinë - Ngrihet Komisioni Statutor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë
  • Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë
  • Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë
  • Skadon afati, raundi i parë pa një emër për President
  • Divjakë/ I riu humb kontrollin nga makina dhe bie në kanal

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In