Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka bërë thirrje që të gjithë pedagogët e korruptuar të denoncuar nga studentët të përballen me drejtësinë.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Soreca duke u ndalur tek protesta e studentëve i bëri thirrje qeverisë që të dialogojë.
Ai tha më tej se BE po e ndjek me vëmendje protestën e studentëve.
“Po ndjekim protestën e studentëve me vëmendje”, ka thënë ambasadori Soreca duke bërë apel për një dialog mes qeverisë dhe studentëve, si e vetmja zgjidhje.
Këtë deklaratë, ambasadori i Bashkimit Europian e bëri gjatë një konference për shtyp me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Studentët protestojnë prej 7 ditësh përpara Ministrisë së Arsimit duke paraqitur një listë me 8 kërkesa, duke filluar që nga ulja e tarifave për studimet universitare.
O ambasador, po te dalin perpara drejtesise pedagoget kusar e kurvar, kush mendon se del pas tyre? Dekanet e drejtore re DAR it. Po pas tyre kush del? Rudina. Po pas Rudines kush del? Rama. E harrove Luizen e Fierit qe pregatiste haremin per politikhajvanet? Harroje drejtesine se eshte kusia e tepsia. Perse kerkon dialog ramarrja? Me fitu kohe, e me tjerr lesh se ai e din ma mire ca kan ba tash 6 vjet. Mos lejoni sindikalista, leshelista, pedeista apo ripjerdhesa me u perzi me studenta !!!! Brravo i qofte ambasades amerikane qe ka gjet elementin e pa korruptum e te padegjenerum me vjedhje fondesh publike apo me tatime e taksa