Nga Shkodra ku mori pjesë në festën kombëtare të Austrisë, i ngarkuari me punë, i cili pas pak ditësh do të jetë ambasadori i ri, Christian Steiner rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë.
Ai e quan Europën të paplotë pa Ballkanin dhe shprehë keqardhjen për shtyrjen e negociatave.
“Shërbimi im diplomatik për herë të parë në vendin tuaj ishte në vitet 96 – 97. Jeta atëherë nuk ka qenë e thjeshtë, sot shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë. Megjithatë që në 1996 më ka impresionuar pozitivisht lidhjet në disa fusha Shqipëri – Austri. Kjo më duket e natyrshme duke pasur parasysh lidhjet historike. Jam i lumtur të shoh thellimin e këtyre marrëdhënieve kur shoh suksesin e shkollës austriake, një nga 8 institucionet arsimore tonat. Ministri ynë kur ishte në tetor këtu ka shprehur mbështetjen për integrimin europian. Na vjen keq që vendimi është shtyrë pasi të dy vendet kanë punuar mirë. Europa nuk është e plotë me mungesën e vendeve të Ballkanit“, tha Christian Steiner.