Arkiva 2

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim: SPAK duhet të ketë sukses





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:03 - 13/02/20 |
mapo.al

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë sot një mesazh të fortë për sundimin e ligjit në vendin tonë. Kryediplomatja amerikane shkruan në Twitter se SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit, ndërsa shton se SPAK duhet të ketë sukses.


“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, shkruan ambasadorja Kim, ndërsa mesazhi i saj është shpërndarë edhe në Twitter-in e ambasadës amerikane në Tiranë.



Reagimi i fortë i SHBA vjen pas ligjeve anti-KÇK që po kërkon të miratojë Edi Rama dhe mazhoranca e tij, si dhe aksioni OFL që ka nisur të zhvillohet me një akt normativ dhe pa bazën ligjore të nevojshme.


Nga ana tjetër, ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca zvilloi sot një takim kryetarin e SPAK Arben Kraja, me të cilin diskutoi për sfidat e SPAK si institucion të ri, si dhe rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale.

“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion të ri. Kemi diskutuar gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese”, tha Soreca.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas