Kryesore

Ambasadorja e ODIHR: Nuk kam vëzhguar kurrë zgjedhje pa opozitën






               Publikuar në : 12:56 - 24/05/19 |
mapo.al

Drejtuesja e delegacionit, të OSBE-ODHIR, ambasadorja Audry Glover u pyet nga gazetarët sesi do ishte vëzhgimi i zgjedhjeve nëse opozita e bashkuar nuk pranon të jetë pjesë e tyre. Glover tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.


“Siç e kam thënë gjithmonë, roli ynë është të japim një vëzhgim teknik të këtij procesi. Është roli i qeverisë që duhet të vendosi si do i përdorë rekomandimet tona. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh Glover.

Ambasadorja tha se vëzhguesit e OSBE/ODIHR do të jenë në terren dhe do të vështrojnë çdo veprim në qendrat e votimit. Ajo u ndal edhe tek parregullsitë e zgjedhjeve në Shqipëri në vitin e largët të 1996, ndërsa shtoi se tani nuk është koha për të bërë krahasime, por të përqendrohet vëmendja në këto zgjedhje.

“Si në çdo zgjedhje, vëzhguesit tanë do të shohin shitblerjen e votave apo dhe intimidimin e votuesve, ne do të jemi aty dhe  do t’i mbajmë sytë hapur. Në të njëjtën kohë zhvillohen edhe disa zgjedhje të tjera nëpër botë, por nëse do të ishin më shumë, do të ishte më miri. Ne nuk i kemi njohur një palë zgjedhjesh dhe ato kanë qenë të 1996. Viti 1996 është shumë kohë përpara dhe çdo proces zgjedhjesh është i ndryshëm dhe është e vështirë të krahasosh dy palë zgjedhjesh, por të përqendrohemi në këto zgjedhje dhe të mos shqetësohemi për zgjedhjet e mëparshme”, shtoi ajo.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas