Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim me anë te një postimi në Facebook ka ndarë me ndjekësit vizitën e saj në qytetin e Sarandës ku u takua me aktivistë dhe qytetarë. Ambasadorja Kim iu është bashkuar aktivistëve të Nismës së Luleve për pastrimin e plazhit dhe bregdetit. Ambasadorja duket se nuk është mjaftuar thjesht me përkrahjen ndaj kësaj nisme, por ajo vetë, në një moment është berë pjesë e grupit në tërheqjen me litar nga deti të gomave dhe papastërtive.
Statusi në Facebook:
Dje Ambasadorja Kim mbylli vizitën e saj në Sarandë, ku u takua me aktivistë dhe qytetarë. Ndër të tjera, ambasadorja vizitoi Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel Pulla”, Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve dhe u bashkua me #NismaeLuleve në pastrimin e plazhit. U shpreh e lumtur që shqiptarë të profesioneve e prejardhjeve të ndryshme punojnë bashkë duke ndërmarrë veprime konkrete të aktivizmit qytetar, duke dhënë një mësim të rëndësishëm demokracie dhe dinjiteti, gjithashtu me vlerë për biznesin e turizmin, duke qënë se një ambient më i pastër e bën qytetin më tërheqës.
Etiketa: Aktivizem, Ambasadorja Yuri Kim, pastrimi i bregdetit, sarande