Aktualitet

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim mbërrin në selinë e PD, takon Bashën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:05 - 30/07/21 |
mapo.al

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim do të zhvillojë sot rreth orës 13:00 një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.






Ambasadorja Kim u prit në hyrje nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Pas takimit pritet një deklaratë për mediat.








Ende nuk dihet tema e takimit mes diplomates amerikane dhe kryedemokratit. Takimi mes Yuri Kim dhe Bashës vjen pak ditë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet, që sipas kreut të selisë blu konfirmoi se 25 prilli ishte një masakër elektorale.



Ndërkaq Yuri Kim tha se po mbahen shënime mbi raportin, duke nxitur institucionet të shqyrtojnë rekomandimet e tij për përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme.



Ky është takimi i parë mes Bashës dhe ambasadores amerikane, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Lexo edhe :  Pas deklaratës për mediat, Basha kafe me deputetët e PD (FOTO)

Sa i takon çështjes “Berisha” që është shpallur “non grata” nga SHBA, Basha ka deklaruar se do të shprehet në një moment tjetër.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas