Aktualitet

Ambasadorja franceze: Do bëjmë të pamundurën që Shqipëria t’i bashkohet BE-së














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:16 - 02/12/20 |
mapo.al

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim ambasadoren e re të Francës, Elisabeth Barsacq, me rastin e fillimit të mandatit të saj në Shqipëri.






Në njoftimin për mediat të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kuvendit, thuhet se Ruçi vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira politike me Francën, e cila është një partner strategjik i Shqipërisë.


Nënshkrimi i dokumentit të Partneritetit Strategjik në mars 2017, është një hap para në marrëdheniet midis të dy vendeve.







“Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në procesin e reformës që synon integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria e vlerëson dhe mbështetet në bashkëpunimin me Francën për të përmbushur standartet dhe detyrimet e procesit të integrimit dhe për të ndërtuar një vend europian, të denjë për familjen europiane. Shqipëria i është mirënjohëse Francës për rolin e saj proaktiv në procesin e Berlinit, duke nxitur bashkëpunimin rajonal, sidomos për mbështetjen e zhvillimeve rinore. Bashkëpunimi ynë me Francën mbështetet në ndjenjat e hershme të respektit e miqësisë së popullit shqiptar për Francën, si vendi i lirive, dhe për popullin francez”, u shpreh Ruçi.




Ambasadorja Elisabeth Barsacq theksoi se “Franca do të bëjë ç’është e mundur që Shqipëria t’i bashkohet familjes europiane dhe Ambasada e Francës në Tiranë do të rrisë kontributin për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat”.



Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe Ambasadorja e Francës, Barsacq, biseduan edhe për bashkëpunimin parlamentar midis të dy vendeve, për ecurinë e reformave në Shqipëri, të reformës në drejtësi, reformës zgjedhore dhe ecurinë e procesit të integrimit europian, pas vendimit të Këshillit Europian për celjen e negociatave.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas