Ambasadorja e Francës në vendin tonë ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Takimi po zhvillohet në selinë e PD.
Burime bëjnë me dije se në fokus të takimit është procesi zgjedhor i 25 prillit.
Zgjedhjet parlamentare, janë kontestuar nga selia blu, ndërsa kryedemokrati Basha, ka deklaruar se do të mbledhin prova mbi masakrën zgjedhore.