Aktualitet

Ambasadorja holandeze: Mbështesim Kosovën në rrugën eurointegruese






               Publikuar në : 22:44 - 03/07/19 |
mapo.alm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim, ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vend. Haradinaj tha se fokus i bisedës së këtij takimi me ambasadoren holandeze, ka qenë dialogu bilateral ndërmjet dy shteteve, si dhe përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.


“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e BE-së për heqjen e regjimit të vizave dhe pret nga shteti mik holandez, që të rreshtohet me vendet anëtare të BE-së, që tashmë janë përcaktuar për t’i dhënë shtetit tonë të drejtën për lëvizje të lirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.



Kryeministri Haradinaj tha se përmes ambasadores Willems ka përcjellë kërkesën e tij për takim zyrtar me ministren e Brendshme holandeze, Kajsa Ollongren. Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Ëillems, pasi falenderoi kryeministrin për pritjen, shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit holandez për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj eurointegruese dhe euroatlantike.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas