Aktualitet

Ambient me llampa e pajisje për kultivimin e kanabisit në banesë, pranga 35-vjeçarit në Roskovec

Foto ilustruese




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 24/07/20 |
mapo.al

Një 35-vjeçar me iniciale S. Rr., nga fshati Vlosh i Roskovecit, ka rënë në pranga pasi iu gjet dhe sekuestrua 8 kg kanabis.


Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar brenda shtëpisë së tij iu gjet një ambient i përshtatur me llampa dhe pajisje për kultivimin e kanabisit.


Gjithashtu janë arrestuar edhe një çift bashkëshortësh, 60 dhe 61 vjeç, nga Patosi, të cilëve iu gjetën 18 kg lëndë narkotike dhe rreth 82 gr fara kanabisi.


Njoftimi i Policisë:


Fier

Finalizohet me sukses një tjetër operacion antikanabis.

Gjatë operacionit u sekuestruan 26 kg kanabis, fara kanabisi dhe llamba e aksesorë të tjerë që do përdoreshin për të kultivuar kanabis.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe si rezultat i organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u evidentua dhe godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M., 61 vjeç dhe .L. M., 60 vjeçe (bashkëshortë), banues në fshatin Zharrëz, Patos. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe rreth 82 gr. fara cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit në pronën e tyre, pranë banesës, u gjetën të kultivuara bimë cannabis sativa, të cilat u asgjësuan.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë edhe shtetasi S. Rr., 35 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe ambientet përreth saj, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 kg cannabis sativa. Gjithashtu, nga kontrolli në ambientet e brendshme të banesës është konstatuar një ambient i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera të cilat dyshohet se do të përdoreshin për të kultivuar bimë narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në ngarkim të shtetasve Xh. M. dhe L. M., dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit S. Rr.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas