KAKAVIJË – Pas aksidentit tragjik të ndodhur paraditen e sotme në “kthesën e Bularatit”, ku një fëmijë 10 vjeç i cili po kalonte rrugën është përplasur për vdekje nga një autoambulancë, qytetarët janë shprehur të revoltuar.
Ata kanë deklaruar se autoambulanca e cila po lëvizte me shpejtësi ishte bosh, ndryshe nga sa u tha se po transportonte një të sëmurë. Por policia pohon të kundërtën e asaj që shprehin qytetarët. Madje, policia bën të ditur se e sëmura është dërguar më pas në spital nga një automjet i patrullës.
Drejtuesi i autoambulancës, Admir Golemi, është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Familja e të miturit që u përplas për vdekje po priste radhën prej tre ditësh në afërsi të doganës së Kakavijës, për të udhëtuar në drejtim të Greqisë.
LEXO EDHE: