Tuesday, January 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Amendamentet për listat, Gjiknuri: Drafti nuk është perfekt, opozita të japë komentet e saj

by mapo.al
19/09/2020
in Kryesore, Politika
0

Ndonëse kanë propozuar një ditë më parë amendamentet në këshillin politik për Kodin Zgjedhor, përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, thotë për News 24, se mbeten të hapur për kompromis me opozitën e bashkuar.

“Opozita të vijë dhe të bëjë komente mbi atë draft. Drafti nuk është perfekt, ka reflektuar ndryshimet kushtetuese, ka vendosur pragun zgjedhor që kërkon Kushtetuta, ka vendosur mekanizmin e hapjes së listave dhe votimin me votë preferenciale të 100 % të kandidatëve. Koalicionet ekzistojnë, mund të përbëhen nga disa parti politike por ata do t’i shkojnë elektoratit me një listë. Në fund të fundit ne kemi sjellë një draft nëse kanë kundërshti t’i thonë aty të japin propozime, por jo të kundërshtojnë apriori për shkelje të marrëveshjes sepse marrëveshja e 5 qershorit, nuk u shkel u miratua.”- u shpreh Gjiknuri.



Listën e harton kryetari i partisë, në fund do të caktojë ai kë dëshiron, a ka një kriter procesi i kandidatëve?

“Po mirë partitë politike i dini krijesa jo racionale? Ku ka parti politike që nuk merr një kandidat që nuk ka vota. Procesi i përzgjedhës është një proces politik, me konsultime, me propozime dhe nëse themi se lidershipi vë një kandidat që nuk e do baza e partisë, le të themi ndodh edhe kjo, sepse ne nuk e kemi mundësinë që cdo kush të hyjë në një garë paraprake dhe më pas të shkojmë në një listë, nuk e kemi mundësinë si në SHBA, tani unë shkoj me një listë që e kam rendidur si kryetar partie që mendoj se është lista më përfaqësuese. Nëse baza e partisë nuk është dakord me ketë renditje e ka mundësinë ta ndryshojë më përpara nuk e kishte këtë mundësi. Nëse nuk pëlqen të themi Damianin, ka mundësi të votojë dikë aty poshtë dhe ai ngjitet dhe del deputet. Pra kjo është hapja e listës. Të gjithë partitë kanë mundësi të marrin më shumë njerëz që kanë më shumë peshë elektorale dhe elektorati ka mundësi të bëjë një rirenditje. Ndaj ka një ekuilibër mes ofertës që jep partia, dhe mundësisë që jep elektorati. Është si puna e pragjeve. Pse ekzistojnë pragjet zgjedhore? Pse një parti digjet kur nuk kap një minimum votash? Digjet sepse ti demonstron që nuk ke peshën e caktuar elektorale për të marrë mandat përfaqësimi.”

Opozita shprehet se prishët marrëveshjen e 5 qershorit, votuat ndryshimet kushtetuese në mënyrë të njëashme….

“Opozita të vijë dhe të bëjë komente mbi atë draft. Drafti nuk është perfekt, ka reflektuar ndryshimet kushtetuese, ka vendosur pragun zgjedhor që kërkon Kushtetuta, ka vendosur mekanizmin e hapjes së listave dhe votimin me votë preferenciale të 100 % të kandidatëve. Koalicionet ekzistojnë, mund të përbëhen nga disa parti politike por ata do t’i shkojnë elektoratit me një listë. Në fund të fundit ne kemi sjellë një draft nëse kanë kundërshti t’i thonë aty të japin propozime, por jo të kundërshtojnë apriori për shkelje të marrëveshjes sepse marrëveshja e 5 qershorit, nuk u shkel u miratua. Ajo c’ka po bëjmë tani është përtej marrëveshjes së 5 qershorit, pasi kemi ndryshime kushtetuese që kanë hyrë në fuqi dhe është detyrë e parlamentit të mos krijojë vakum ligjor e as krizë kushtetuese dhe ne këtë po bëjmë. Ndaj të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të shkojmë në Kuvend sa më shpejt për ta miratuar. Pse? Ndryshe vihet në rrezik administrimi i zgjedhjeve, pasi afatet po ecin shpejt. Ndaj kemi vënë 30 shtatorin, pasi në tetor mendohet të ngrihet KQZ dhe automatikisht duhet të fillojmë me implementin e gjithë asaj pakete ligjore. Sepse edhe kjo që po bëjmë hapja e listave 100% ka sfida të mëdha nga pikëpamja logjistike administrative, e shumë e shumë procese të tjera, që elektorati shqiptar, nuk është i njohur.”

Pas mbledhjes së Këshillit të premten thatë se nuk jeni i dashuruar me amendamentet tuaja. Konkretisht çfarë keni parasysh?

“Kur them nuk jam i dashuruar do të thotë që jam i hapur për propozime. Këto iu takojnë të tjerëve, unë mendoj që zgjidhja që kemi propozuar është zgjidhja më e mirë, modelet që kemi marrë janë perëndimore, edhe formulimi është formulim i vendeve demokratike të hapsirës së OSBE/ODIHR dhe nuk kemi gjetur në asnjë model tjetër si taktika e vjetër elektorale që ka qenë me regjimin e vjetër ligjor. Kështu që kur them nuk jam i dashuruar, e kemi mendjen që edhe mund ta ndryshojmë. Një mendje që ndryshon është një mendje që mendon. Ne si PS kemi treguar se kemi bërë kompromise, dhe kemi marrë kosto për këtë.”

Me këtë formulë të gjetur a mund të shkaktohet pakënaqësi edhe brenda PS?

“Lista e hapur në vetvete sjell tensione. Lista e hapur do të sjellë konkurenc të brendshme, mund të sjellë edhe tensione politike brenda forcave. Por kjo është sëmundje, një e keqe që do ta mbajmë dhe me kohën elektorati do përshtatet, sepse nuk e dimë si do sillet elektorati. Në vetvete hapja e listave do të sjellë tensione mes kandidatëve dhe ky është një fenomen që dihet në të gjitha vendet që kanë lista të hapura.”-tha Gjiknuri.

Tags: Gjiknuri

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
E rëndë në Gramsh – Dy të miturve iu shpërthen granata në dorë, vdes një prej tyre

Aksident në Durrës, makina përplas motorin, dy të plagosur në spital

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In