Amerikanët e parë që do të vaksinohen për Covid-19, mund ta marrin dozën deri me 11 dhjetor, sipas kreut amerikan të programit, bën të ditur BBC.
Dr.Moncef Slaoui i tha CNN se plani është për të nisur implementimin, 24 orë pasi vaksina të jetë aprovuar.
Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë 12 milionë raste të prekurish dhe 255 mijë të vdekur.
Ky është bilanci më i rëndë në gjithë botën.
Kompania Pfizer shpreson të prodhojë 50 milion doza brenda vitit 2020 dhe deri në 1.3 miliardë për 2021-shin.
Çdo person ka nevojë për 2 doza.
1
Etiketa: Covid-19, pandemia, SHBA, vaksina