Bota

Amerikanët sfidojnë shiun për të festuar Ditën e Pavarësisë





               Publikuar në : 13:54 - 05/07/19 |
mapo.alm

Edhe pse Uashingtoni ishte i “pushtuar” nga shiu, amerikanët u mblodhën në Memorialin e Presidentit Lincoln, për të shijuar festën e përgatitur për Ditën e Pavarësisë, me fishekzjarre dhe një paradë ushtarake, aq shumë të diskutuar, për shkak se nuk ishte bërë ndonjëherë me kosto kaq të larta të realizimit.


4 Korriku shënoi 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.



Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve është njëri ndër dokumentet më me rëndësi në botë, që përcaktoi fatin dhe kornizën për mbijetesën dhe rritjen e këtij vendi, por është gjithashtu edhe dokumenti i cili frymëzoi lëvizje të njëjta për pavarësi, anë e mbanë botës.



Etiketa: , ,

Pas