ShowBizz

Ami dhe Enca kundër atyre që reaguan për racizmin në Amerikë, por jo për përdhunimin në Shqipëri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:08 - 03/06/20 |
mapo.al

Ditën e djeshme shumë personazhe të njohur shqiptarë iu bashkuan nismës kundër racizmit në SHBA, Blackout Tuesday. Një pjesë e madhe e njerëzve të ekranit postuan foton e zezë duke u sensibilizuar me protestat në Amerikë.


Mirëpo, Enca Haxhia dhe Amarda Toska kanë reaguar kundër atyre që e bënë këtë gjë dhe nuk nxorën asnjë fjalë për rastin e abuzimit me 15-vjeçaren.


“Shumë mirë që reagoni ndaj racizmit dhe mbani këtë qëndrim të drejtë, por duket më tepër si modë që ju pëlqen ta ndiqni! Reagoni në fillim për përdhunimet dhe vrasjet që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë, për vendosejen e drejtësisë për shumë çështje të harruara etj.” – shkroi Ami.


 


View this post on Instagram

 

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska) on

Ndërsa Enca shkoi:

“Imagjinoni sa bukur do të ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë dhe një herë të vetme njëzëri, për një çështje që na prek ne. Pse nuk përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që po na vrasin përditë?

Pse nuk ngriheni një herë për komunitetin rom që është prezent te ne dhe përbuzet çdo ditë?! Jooo, jeni shumë të zënë duke postuar çfarë poston Amerika, sepse është më ‘trendy’. Jo se nuk më bën përshtypje tema e #blackouttuesday, aq shumë më dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon që qarkulloi… Po do të ndihesha hipokrite nëse do të zgjidhja të ngrihesha për një temë që nuk prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund të bëjmë një ndryshim. Mendojeni!”


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas