Ermal Mamaqi, i cili është komentuar kohët e fundit gjerësisht në media për suksesin e korrur me komedinë “2 gisht mjaltë”, ka rrëfyer se fillimet e lidhjes me Amarda Toskën nuk kanë qenë “fushë me lule”. Mamaqi ka treguar në “E Diell” se përpara nëntë viteve, ai dhe bashkëshortja e tij kanë kaluar shumë pengesa.
“Lidhja ime me Amin në kohën kur ne u dashuruam për herë të parë dhe e kuptuam që ishim për njëri-tjetrin, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua, por edhe për të”, tha ai.“Kemi pasur shumë vështirësi, për disa arsye, por tani unë besoj se periudhën e keqe, pra atë që ndodhet poshtë “2 gisht mjaltit”, e kemi kaluar në fillim kështu që tani, në martesën tonë, kemi vetëm mjaltë”, deklaroi Mamaqi.
Amarda dhe Ermali sot konsiderohen si një ndër çiftet më të pëlqyer dhe të komentuar të publikut. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Joelit dhe Sias.