Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni “Amianti” i cili vuri sot në pranga gjashtë persona, të cilët tentuan të fusnin në Shqipëri lëndën kancerogjene që vinte nga Italia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të arrestuarit, kamufloheshin pas një firmë pastrimi dhe kishin bërë mbi 15 rrugë në këtë mënyrë, pa arritur të zbuloheshin.
Enët me mbetjet e rrezikshme, gjashtë të prangosurit i kishin mbështjellë me një letër të verdhë e cila mban sipër logon e një fimre italiane “Eni”. Në fakt logoja “Eni” është një kompani italiane që merret me distribuimin dhe shpërndarjen e gazit në banesa, apo me linjën e energjisë elektrike.
Kjo kompani e ka selinë qendrore në Romë. Vetë të arrestuarit, zyrtarisht deklaronin se në Shqipëri fusnin produkte kimike për pastrim, në emër të një firme “Delfini 1”. Ata i mbështillnin mbetjet si fuci nafte, i hipnin në furgonin tip “Iveko”, me targë AA 417 SC dhe me anë të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë i sillnin në Shqipëri.
Të arrestuarit janë:
Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë pronari i pikës së grumbullimit firma “Kornuzi”
Arbër Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë shoferi i fugonit tip “Iveko”, me targë AA 417 SC
Agron Brataj, 48 vjeç, banues në Vlorë drejtor operativ i agjensisë Euroferries”
Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë, kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë administratore e firmës së pastrimit “Delfini
Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë zv.kapiten i tragetit S.T.DAMIAN.
*Info/ Çfarë janë materiale të tilla si Amianti?
Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e amiantit janë kancerogjenë dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm
Është cilësuar si katastrofa më e madhe natyrore e shëndetit publik dhe më e keqja është se vret në heshtje. Amianti, azbesti, eterniti cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin, pasi është gjithkund i përdorur, por pak kush e di se mund të vrasë.
Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e amiantit janë kancerogjenë dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm. Kur trupi është i kontaminuar prej tyre shkaktohen sëmundje si: asbestoza, pllakat pleurale, kanceri i mushkërive, mesothelioma, kanceri i laringut dhe kanceri i ovareve. Për fat të keq fibrat e azbestit mund të “flenë” në trupin e njeriut për 30-40 vjet dhe pas një periudhë kaq të gjatë ato mund të aktivizohen dhe shkaktojnë sëmundje shumë të rënda.
Dhe vështirë se në këto rrethana mund t’ju shkojë mendja që shkaktari është azbesti, materiali me të cilin dikur kishit mbuluar baraken apo materiali që keni izoluar tubacionet e kuzhinës.
LEXO EDHE:
Operacioni “Amianti”/ Sekuestrohet anija me lëndë kancerogjene në Vlorë, 6 të arrestuar (Video)