Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Amnistia fiskale është një komardere për qeverinë, jo për ekonominë!

by us er1
03/07/2022
in Analizë, Kryesore, Op Ed
0

Gentian Kaprata

‘Varësia nga shteti’ është një nga barrierat më të mëdha me të cilat përballet një shoqëri në tranzicion nga një regjim etatist drejt një sistemi demokratik dhe liberal. Është e kuptueshme, një shoqëri e cila për një kohë të gjatë është organizuar dhe ka funksionuar në një strukturë etatiste të dizainit institucional, e ka në kufinjtë e të pamundurës të shkëputet nga mentaliteti i pritjes që shteti tju zgjidhi të gjitha problematikat e jetës, bile edhe t’ju siguroj mirëqënie.



Nga ana tjetër, qeveria jo vetëm nuk mundet ta realizojë këtë aspiratë populiste, por as nuk ka dëshirë ta bëj. Synimi i saj është si ta varësoj shoqërinë ndaj vetes, çfarë i jep asaj pushtetin e pakufijshëm për të vepruar si i pëlqen. Për më tepër, nëse qeveria do zgjidhte të gjitha problematikat e shoqërisë, atherë kujt do ti duhej më qeveria. Problemet e shoqërisë janë “lënda e parë” e pushtetit politik. Ky është një nga pohimet më të vërtetuara në të gjitha rastet kur një vend e kryen këtë tranzicion, por në Shqipërinë e tranzicionit të pafund, duket se është krijuar një varësi tjetër: ‘varësia nga remitancat’!

‘Varësia nga shteti’ dhe ‘varësia nga remitancat’ kanë një të përbashkët: ato i pengojnë njerëzit të ndërmarrin inisiativa sipërmarrëse, çfarë janë bazike për një shoqëri në tranzicion dhe zhvillim. Një shoqëri pa sipërmarrje private është e destinuar të mbetet në kufinjtë e mjerimit ekonomik dhe politik. Ajo do të luftojë për të marrë nga “të mirat që shpërndan qeveria”, përgjithësisht vende pune në administrate, ndihma dhe subvensione, apo tendera publikë; dhe kur dështon në këtë aspiratë, do mbetet në pritje për ndonjë kothere që vjen nga familjarët dhe të afërmit që punojnë jashtë!

Kështu, shoqëria hyn në një rreth vicioz dhe të përsëritshëm: sepse zgjerimi i administratës, nga njëra anë nuk mund të përfshijë të gjithë shoqërinë; dhe nga ana tjetër sa më shumë zgjerohet aq më shumë konsumon nga të vetmet të ardhura që ka kjo tipologji shoqërie, remitancat. Si rrjellim, shoqëria riorganizohet të prodhojë më shumë remitanca, që në kuptimin praktik do të thotë prodhon më shumë emigracion duke zvogëluar popullsinë banuese të vendit. Sepse ky rreth vicioz, ndërsa vet-përsëritet vret çdo mundësi tjetër të prodhimit duke e lënë këtë shoqëri, në një model ekonomik konsumi të financuar nga remitancat.

Ky është skenari ku ndodhet shoqëria shqiptare. Qeveria ka vendosur të bëj një “amnisti” për paratë me “njollë në biografi” të emigrantëve dhe të “bisnesmenëve”, të cilët përgjithësisht i kanë marrë këto para’ nga buxheti publik ose remitancat e klientëve. Sipas qeverisë amnistia e këtyre parave do të furnizoj ‘me gjak të ri’ ekonominë shqiptare! Edhe unë kështu mendoj, ato do të furnizojnë të vetmet aktivitete që zhvillohen në Shqipëri: “projektet” fasadiste, populiste, demagogjike të qeverisë; dhe, ndërtimtarinë e kullave shumëkatëshe të Tiranës.

Duke jua lënë klerikëve të merren me anën morale, dhe juristëve të merren me anën e drejtësisë së kësaj nisme, ajo që mund të thotë një planifikues është shumë e thjeshtë: amnistia është një komardare shpërtimi momental për qeverinë, por nuk ka asnjë impakt pozitiv për ekonominë kombëtare. Për më shumë, ajo do të përforcoj modelin ekonomik të konsumit të produkteve të importit- që Shqipëria ka tashmë- shumë larg modelit ekonomik të prodhimit– që Shqipërisë i duhet.

Varfërimi i shqiptarëve, dhe borxhi ekstravagand që kjo qeverisje ka prodhuar, e bëjnë të pamundur mbushjen e buxhetit publik. Për këtë nuk besoj se ka nevojë për argumentim. Kushdo e kupton vet, se e vetmja mënyrë – por edhe e fundit- që ka një qeveri etatiste si e jona, mbetet amnistia e parave të paformalizuara. Ajo që ka nevojë për argumentim, është parashimi se këto para’ nuk do të sjellin krijimin e sipërmarrjeve prodhuese: duke rritur nivelin e punësimit dhe mirëqënies së familjeve; dhe, përmirësimin e balancës së tregtisë së jashtme të vendit.

Halli Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë mungesa e parave për financimin e sipërmarrjeve të reja prodhuese, por se asnjëherë nuk ka pasur një model ekonomik prodhimi, i cili të ketë nevojë për financim krijimi, zgjerimi apo rinovimi teknologjik të sipërmarrjeve private.

Kjo është arsyeja, pse Shqipëria nuk kaloi dot kurrë në ciklin e dytë të remitancave. Praktikat ndërkombëtare na dëshmojnë që remitancat kanë dy cikle: nëse në ciklin e parë, 20-22 vitet e para të tranzicionit, ato shkojnë kryesisht për konsum dhe banim; në ciklin e dytë, 20-35 vitet e dyta, ato shkojnë për investime në ekonominë prodhuese. Emigrantët të mbështetur nga dijet që kanë marrë në sektorët ekonomik ku kanë kontribuar në vendet pritëse dhe paratë e grumbulluara nga puna, kthehen në vendin e tyre për të investuar në prodhim.

Kjo është arsyeja, edhe pse vetëm në sistemin bankar ka më shumë se 4 miliard euro të fjetura ndërkohë që raporti midis kredisë dhe depozitave në Shqipëri është vetëm 47%. Praktikat ndërkombëtare na dëshmojnë se në vendet e tjera të rajonit ky tregues e tejkalon masën prej 100%. Ndërsa në Kroaci është 152%, më shumë se gjysma e 1.084 trilionë lekë (8.7 miliard euro) të shqiptarëve “kotësojnë” nëpër bankat e nivelit të dytë.

Kjo është arsyeja, gjithashtu, pse transferimi i fitimeve nga kompanitë e huaja jashtë Shqipërisë është një karakteristikë e tranzicionit shqiptar. Ndërkohë që sasia e parave të larguara nga vendi, është rritur vit pas viti. Statistikat na dëshmojnë se në vitin 2019 janë larguar 47 milion euro më shumë se në vitin 2018, 172 milion më shumë se në vitin 2017, dhe 314 milion më shumë se në vitin 2016.

Prandaj, nuk janë paratë që i mungojnë ekonomisë shqiptare të tranzicionit, por një model ekonomik prodhimi që ti përthithi dhe ti “punësoj” këto para’! Kurse projektimi i një modeli ekonomik të bazuar te prodhimi kërkon një elitë tjetër politike dhe ekonomike. Një elitë politike që nuk mbijeton në pushtet duke grabitur të ardhurat e qytetarëve, dhe një elitë ekonomike që nuk sukseson nga paratë e buxhetit publik apo duke ndërtuar gradaçela.

Tags: amnistia fiskalekomardereqeveri

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Si po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë

Çfarë po prodhon shpejtësia e re e integrimit për Ballkanin Perëndimor?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In