fbpx

ShowBizz

Amos tregon se përse s’është e lehtë të kesh nënë Yllka Mujon






               Publikuar në : 13:25 - 09/10/19 |
mapo.al

Amos Zaharia ka pohuar së fundmi se nuk është aspak e lehtë të jesh aktor dhe djali i një prej aktoreve më të mira të kinematografisë shqiptare. Në një intervistë në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, Amos rrëfeu se pas çdo shfaqjeje teatrale, Yllka Mujo është aty për t’i tërhequr vëmendjen, mbi gjërat që nuk kanë shkuar mirë.


“Nga pikëpamja artistike, Yllka është personi që unë besoj më shumë se çdo gjë tjetër në glob, nuk diskutohet. Por kur vjen puna te krijimi, procesi, ndërtimi i një karakteri, unë personalisht nuk do të doja të kisha ndihmën e saj, sepse do më dukej sikur do bëja me hile.



Jo të gjithë aktorët kanë për nënë Yllka Mujon. Dua të jem i barabartë me të gjithë. Me Yllkën konsultohem vetëm kur pasi ka mbaruar çdo gjë, ajo vjen në fund të shfaqjes dhe thotë këtu, këtu dhe këtu, e më tërheq veshin”-u shpreh Amos Zaharia.


Etiketa: ,

Pas