Arkiva

“Teatri”/ Artistët mbledhin firmat në Dibër, paralajmërojnë tubim tjetër në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 27/05/20 |
mapo.al

Një tjetër protestë e madhe kombëtare do të thirret në ditët në vijim në Tiranë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.


Tubimi u paralajmërua nga Dibra, ku ishte ndalesa e radhës e Turit kombëtar për rindërtimin e Teatrit në formën që ishte në vendin ku u shemb, duke respektuar të njëjtën arkitekturë.


Qytetet e Qarkut të Dibrës ishin ndalesa të radhës Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në turin kombëtar të mbledhjes së firmave të qytetarëve për rindërtimin e Teatrit të ri Kombëtar siç ishte ai që u shemb.


Nga Burreli, regjisori Robert Budina paralajmëroi se së shpejti ata do të thërrasin në Tiranë një tjetër protestë kombëtare.


“Ne jemi duke u përgatitur për të bërë një marshim madhështor në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku shqiptari të dalë si qytetar që kërkon të drejtën e tij, i paorganizuar në kuptimin partiak sepse është shumë e rëndësishme që ne në këtë moment jemi të gjithë bashkë. Më mbrapa, kur të vijnë kushtet normale, çdo parti ka rrugën e vet, ka mendimin e vet, ka të drejtën e vet të kërkojë pushtetin. Por ne do i nxisim këto forca që të tregojnë forcën e qytetarisë”, u shpreh Budina.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në protestën e zhvilluar pranë Pallatit të Kulturës në Burrel, ku mes tyre ishte edhe poeti i mirënjohur matjan, Basir Bushkashi.

Në fjalën e tij, Bushkashi e quajti shembjen e Teatrit si një moment ogurzi për Shqipërinë duke e krahasuar atë me krimet e Makbethit të Shekspirit që ndodhin natën.

“Ky është një atentat i rralë dhe i është drejtuar kundër zemrës së popullit”.

Në protestë ishin të pranishëm edhe ish deputetët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Xhemal Gjunkshi.



CLOSE
CLOSE
Pas