Analistë dhe gazetarë të njohur në vend si Fatos Lubonja, Andi Bushati, Mentor Nazarko, Enton Abilekaj dhe Ilir Babaramo kanë komentuar qendrimin e eurodeputetëve kundër opozitës shqiptare. Duke folur në studion e emisionit të “Të Paekspozuarit” në News 24, ata ishin në një mendje kur thanë se këta eurodeputetë nuk duhen marrë seriozisht. Bushati shtoi se deputetët që vizituan Tiranën sot, janë të një rangu të ulët dhe mbi të gjitha deklaratat e tyre janë të pa ndershme.
Fatos Lubonja: Thelbi i konfliktit është pikërisht kjo. Unë ndoqa deklaratat e tyre, ata thonë ju jeni afër integrimit. Unë mendoj se nuk kemi bërë hapa para, po shkojmë drejt një autokracie, drejtimit nga një forcë e vetme që s’ka ndodhur në këto 20 vite. Po të ishin vërtet objektiv ata, pra të shihnin realitetin e shqiptarëve dhe të mos kishin interesa korruptive do thoshin kjo është një situatë që nuk mund të pranoheni në BE, kur të del opozita nga Parlamenti nuk ka si të ndodhë ndryshe.
Andi Bushati: Ky është rangu më i ulët europian që vjen në Shqipëri. Kur ishte kriza e çadrës u mor vetë Merkel, erdhi Mc Allister, këta janë skalioni i parë, thanë gjëra të forta por s’duhen marrë seriozisht. Këta janë në sintoni me gjithë qëndrimin që po mban komuniteti europian. I vënë kryqin dy nismave të opozitës: Jo zgjedhje të parakohshme dhe jo bojkot. Ky është problemi kur je i dobët dhe s’ke pushtet, ti ha goditjen e parë. Ke shembullin që Arvizu ju tha burrë shteti njërit dhe yll në ngjitje tjetrit, për Bashën dhe Berishën pasi ndodhi 21 janari. Prandaj them që ti marrim si arbitra të ndershëm këtë s’duhet ta mendojmë.
Enton Abilekaj: Për opozitën e tanishme s’ka pasur ndonjëherë akuza për celulë antiamerikane, ka ndodhur në 2010 kur në opozitë ishte Rama. Deklaratat janë bërë nga ambasadori Arvizu. Këta eurodeputetët sado të ashpër me fjalë rezultoi që ishin të painformuar fare, nuk e dinin ekzistencën e
Ilir Babaramo: Ndërkombëtarët sot janë thjesht një vektor. Situata është e ngjashme me vitin 1996 kur drejtonte Sali Berisha.
“dosjes 339”.
Mentor Nazarko: Jam dakord me protestën e opozitës edhe që duhet një qeveri me bazë të gjerë sepse objektivi i integrimit është strategjik, i rëndësishëm, por të prishesh me ndërkombëtarët se s’po flasin me gjuhën e opozitës mua s’më duket logjike.
Kujtojmë se një grup deputetësh të parlamentit europian, të kryesuar nga Tunne Kelam zhvilluan takime dje dhe sot me drejtuesit politik në Shqipëri, si Edi Rama, Lulzim, Basha, Monika Kryemadhi, ministrin Sander Lleshaj, etj.
Në konferencën përmbyllëse ata thanë se parlamenti shqiptar është legjitim dhe se opozita ka bërë gabim që ka djegur mandatet. Më i ashpër ishte Knut Fleckenstein i cili u shpreh se Zonja e Parë (duke iu referuar Kryemadhit) me qendrimet e saj po pengon integrimin e vendit në BE. Sipas tyre, kriza politike në Shqipëri nuk i shërben vendimit të qershorit në Bruksel për hapjen e negociatave.