Aktualitet

Analisti i kujton përgjimet e Bild, Gjiknuri: S´ka njerëz të kulluar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:40 - 04/06/20 |
mapo.al

Damian Gjiknuri bashkëkryetari i mazhorancës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, i ftuar në “Real Story” foli në lidhje për ecurinë e Reformës Zgjedhore.


Analisti Arjan Vasjari teksa kishte përballë Damian Gjiknurin, i përmendi edhe përgjimet e gazetës gjermane “Bild” që tregonte për shitblerjen e votave në 2017. Por ndonëse i përfshirë në ato përgjime, Gjiknuri u shpreh se bëhej fjalë për një rast sporadik që nuk e ka ndryshuar në total vullnetin e zgjedhësve.


Arjan Vasjari: Bild vërteton se politika ka ndërhyrë në zgjedhje ka bërë shkelje zgjedhore.. Mbas 30 vitesh s’mund të pranohet më kjo histori që ka kërcënime për votën, ka shitblerje.


Damian Gjiknuri: Nuk ka të kulluar në shoqëri, natyrisht proceset nuk janë perfekte, por manipulim është kur i heq dikujt mandatin. Ti thua në 1 milion e 700 mijë transaksione vote paska pas disa parregullsi.


Njeriu që synon absoluten nuk e përmirëson kurrë veten. Janë gjëra sporadike. Ja kishim zgjedhje në 2013, pati probleme por rezultatin se diskutoi njeri.


Humbësit duhet të pranojë kush bën lidhje të shkurtër del nga rruga, do i bjerë gjatë. S’ka gjë më të keqe se të goditet dikush për shkak të një perceptimi mediatik.


Etiketa: , ,

Pas