Aktualitet

Analisti Kim Mehmeti: Kush e tradhtoi protestën e të rinjve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:40 - 19/12/20 |
mapo.al

Analisti Kim Mehmeti deklaron se protesta e të ri njve kundër vrasjes së Klodian Rashës u shua sepse të rinjtë u tradhtuan nga prindërit.



“Protesta e të rinjve nuk u ndërpre pse ata u frikësuan, por sepse ata u ndjenë të tradhtuar nga prindërit e tyre. Teksa të rinjtë protestonin, prindërit rrinin në shtëpitë e ngrohta dhe nuk kishin guxim të dilnin rrugëve të Tiranës kundër këtij regjimi të dhunshëm. Ndaj këtij regjimi ke dy rrugë: ose të nënshtrohesh, ose të largohesh nga Shqipëria. Prindërit nuk dolën në protesta sepse nuk duan të përballen me të vërtetën se fatin e Shqipërisë e kanë lënë në duart e njerëzve që e kanë bërë Shqipërinë të pabanueshme për shqiptarët.


Ky regjim jo vetëm të vret, por edhe hedh revolen për të treguar se je i dhunshëm. Përpos tragjedisë që u vra një njeri, atë e bën më rrëqethëse orvatja e policisë për të fajësuar viktimën.




Kush e la pistoletën aty? Kush i bëri ato deklarata se ai ishte i armatosur? Këto janë gjëra që të trishtojnë. Këta të vrasin dhe të poshtërojnë duke të dhënë një pension që të ulësh kokën. Dhashtë zoti që të shtohet numri i të rinjve që protestojnë dhe dhëntë zoti që ne, prindërit, ta kuptojmë se është faji ynë që kishim frikë ata që ishin të zgjedhurit tanë. Ne, në njëfarë mënyre, filluam të pëlqenim hajdutët dhe të korruptuarit. Këtë të rinj janë shumë më të guximshëm dhe më të pastër se ne”,- tha Mehmeti.



1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas