Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus pasurinë e pushtetmbajtësit të këtyre 8 viteve në vendin tonë.
Nga 60 milionë lekë që ka deklaruar në vitin 2003, deri në vitin 2018, pasuria e Edi Ramës, kryetar bashkie dhe kryeministër i Shqipërisë ka arritur shifrën e gati një milion dollarëve.
Rrjeti investigativ BIRN, në analizën që iu ka bërë skedave të pasurisë në 15 vite, arsyeton se Rama dhe bashkëshortja e tij nuk kanë burime të mjaftueshme për të justifikuar pronat apo llogaritë bankare, duke i dhënë flamurin penalizues deklaratës së dorëzuar në ILDKP.
Ende asnjë reagim nga Rama.
Gjithashtu nesër në Mapo do të gjeni komente dhe analiza mbi aktualitetin në vend, rajon dhe botë.
1
Etiketa: Edi Rama, Mapo nesër, pasuria e kryeministrit