Friday, June 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Analiza e kryeredaktores së TIRANA POST, Gerta Zaimi për sondazhin ideologjik

by us er1
10/06/2022
in Aktualitet, Politika
0

Nga Gerta Zaimi

Nga sondazhi i Euronews në lidhje me pozicionimin ideologjik të shqiptarëve, 51% e bashkëqytetarëve tanë pretendojnë se janë të majtë, ndërsa 38% pretendojnë se janë të djathtë.

Për më shumë se dy shekuj, dikotomia e majtë – e djathtë ka vazhduar të përdoret për të përshkruar kundërshtimin themelor midis partive politike.

Dhe ky lajm, që vjen nga sondazhi në formulimin e tij, duket i thjeshtë: shumica e shqiptarëve e konsiderojnë veten të majtë.

Megjithatë, është, le të themi e çuditshme nëse e krahasojmë me orientimet e shprehura çdo ditë nga opinioni publik në vendin tonë.

Për shembull: ndjenjë e dobët besnikërie ndaj shtetit, ligjshmëria, barazia, niveli i ulët i shërbimeve sociale dhe mirëqenies në përgjithësi, interesi për lajmet e rreme, sensacionalizmi, konspiracioni, dhuna verbale, mungesa e interesit për barazinë gjinore etj.

Sipas të njëjtit sondazh, 56% e shohin Partinë Demokratike si parti të së djathtës ekstreme dhe 52% e konsiderojnë Partinë Socialiste si të ekstremit të majtë. Basha dhe Meta përkufizohen në qendër të politikës.

Nuk është e lehtë të kuptosh se kujt dhe çfarë i referohen këto përkufizimeve, sepse peizazhi politik shqiptar duket shumë larg kritereve që i kanë gjeneruar ato brenda sistemeve politike evropiane.

Në programet politike të dy partive të mëdha, por sidomos në implementimet e tyre, nuk ka referencë për vlerat tradicionale të së majtës, apo të djathtës.

Praktikat politike, pra, janë vërtet ato të një bote tjetër, ku shpesh terminologjia dhe fjalët e përdorura nga liderët kryesorë mbeten veç fjalë dhe larg përmbajtjes.

Në thelb, ideologjia leniniste-nacionaliste e regjimit të Enver Hoxhës duket se nuk ka arritur të zëvendësohet me të reja, tipike për dialektikën demokratike.

Është e vërtetë, kategoritë “e djathta” dhe “e majta” tashmë shfaqen shumë të turbullta dhe të zbrazura edhe në vendet evropiane, por në Shqipëri nuk ka asnjë gjurmë të tyre në debat dhe në politikën ditore.

Ata duket se kanë të përbashkëta, sipas modelit rus dhe atij në shoqëritë e shumë vendeve ish-komuniste, metodat e menaxhimit të pushtetit dhe zgjedhjen e rrugës së një kapitalizmi të egër të menaxhuar në bashkëpunim me një grup shumë të vogël njerëzish tejet të pasur, që kapin shumicën e burimeve kombëtare, duke mos lejuar prodhimtarinë dhe një zhvillim shumë kahësh në vend.

Duke lexuar rezultatet e sondazhit të Euronews, dikush do të mendonte se shqiptarët e kanë përkthyer paqartësinë e politikës në përgjigjet e tyre: gjysmë e majtë (leniniste) dhe gjysmë e djathtë (pak liberaliste, disi antikomuniste dhe më shumë nacionaliste).

Figura e Sali Berishës, pjesë e dikurshme e aparatit komunist, që propozon veten si kampion i antikomunizmit, është shembulli më grotesk i këtij vizioni pa ngjyra të politikës shqiptare.

Ndërsa në vendet evropiane shumë janë skeptikë për dobinë aktuale politike të këtyre dy koncepteve dhe të tjerë shpresojnë hapur se ato do të kapërcehen, në Shqipëri mund të themi që ato janë shumë të vështirë për t’u identifikuar.

Në të vërtetë, ndoshta ato nuk kanë ekzistuar kurrë.

Tags: Gerta Zaimiideologji

JU SUGJEROJME

Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë
Bota

Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë

10/06/2022
Tifozët kuqezi hedhin shirita të bardhë në fushë
Aktualitet

Tifozët kuqezi hedhin shirita të bardhë në fushë

10/06/2022
Bardhi: Berisha nuk mund të fshihet më, ndërkombëtarët po flasin me zë të lartë
Aktualitet

Gazmend Bardhi: Berishës i intereson destabiliteti në Partinë Demokratike

10/06/2022
RENA zbarkon në Elbasan, kontrolle për të shpallurit në kërkim
Aktualitet

RENEA “blindon” Shkodrën, kontrolle për kapjen e “të fortëve”

10/06/2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Analiza e kryeredaktores së TIRANA POST, Gerta Zaimi për sondazhin ideologjik
  • Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë
  • Tifozët kuqezi hedhin shirita të bardhë në fushë
  • Gazmend Bardhi: Berishës i intereson destabiliteti në Partinë Demokratike
  • RENEA “blindon” Shkodrën, kontrolle për kapjen e “të fortëve”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In